Çitaku – Muratit: Dil pak prej zyrës, fol pak me biznese të vogla, pak me mësuesit e mjekët

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit në një postim në Facebook u mburr se ekonomia e Kosovës po tregon “qëndrueshmëri të jashtëzakonshme” pavarësisht sfidave globale.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Murati duhet të dalë pak jashtë zyrës së tij e të flasë me bizneset, mjekët, policët e studentët.

Sipas saj, vetëm pasi Murati ta bëj këtë, do ta shoh se statusin e para pak minutash do ta fshijë vet.

Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët.

E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status.