Will Smith planifikon rikthimin me projektin e parë gjashtë muaj pas shuplakës në “Oscars”

Will Smith duket se po planifikon rikthimin e tij në aktrim gati gjashtë muaj pasi goditi në skenë komedianin Chris Rock në skenën e çmimeve të akademisë “Oscars”

Sipas Deadline, 53-vjeçari pritet të luajë në debutimin e regjisorit Sharmeen Obaid-Chinoy, “Brilliance”, me Paramount Pictures.

Pavarësisht se do të ishte një rikthim i mundshëm në karrierë, një burim i tha Deadline se Smith ‘nuk është angazhuar’ për të luajtur në film deri më tani.

Skenari i Goldsman u përshtat nga romani me të njëjtin emër nga autori Marcus Sakey, i cili gjithashtu renditet si një nga producentët e filmit.