Disa prindër nga Prishtina kanë thirrur protestë për nesër, për të kundërshtuar grevën, e cila ka lënë të mbyllur tash e tri javë çerdhet publike.
Protesta është organizuar nga Këshilli i Prindërve të kopshtit “Gëzimi Ynë” në Prishtinë dhe do të mbahet nesër para Qeverisë dhe zyrave të SBASHK-ut, raporton Zeri.info.
“Ju njoftojmë se Këshilli i Prindërve të kopshtit ‘Gëzimi Ynë’ organizon protestë për të shprehur pakënaqësitë e prindërve me mbylljen e kopshteve”, thuhet në njoftim.