Qeveria e Kosovës merr një vendim të ri rreth ndërrimit të tabelave paralele, në ato RKS

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e 97-të, ku ndër të tjera ka marrë vendim që të zgjatet edhe për një muaj afati për ndërrimin e tabelave paralele në ato RKS.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se afati i regjistrimit të automjeteve me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, do të vazhdojë deri më 31 tetor 2022.

“Plotësohet dhe ndryshohet Vendimi i Qeverisë i Republikës së Kosovës Nr.01/85 i datës 29 qershor 2022, në paragrafin 2, ku togëfjalëshi “30 shtator 2022” zëvendësohet me “31 tetor 2022”, thuhet në vendim.