Fisnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë
Dorëheqja e tij është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, gjatë mbledhjes së sotme të asamblesë komunale.
Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është personale.
Fisnik Osmani është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos” .