Çitaku i drejtohet Kurtit: Rryma u ndalë nga ora 09:00, vetëm në Kosovë ka reduktime

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike mëngjesin e së shtunës.
Çitaku, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se e vetmja është Kosova që ka reduktime, përkundër që edhe shtetet tjera janë në krizë energjetike

“Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret. Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinetin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim”, shkroi ajo.

“Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet”, përfundon postimin numri dy i PDK-së.