Sipas ekspertit mbretëror Hilary Fordwich përmes Fox News, Meghan dhe Harry u “pritën me krahë hapur në atë kohë” pas emërimit të tyre për titull.
“Ne pamë dasmën mbretërore, pamë shpërthimin e publikut në mbështetje të tyre. Ajo u prit me krahë hapur në atë kohë. Mos harroni Princi Harry ishte një nga të preferuarit. Ai ka rënë në sondazhe tani, por ai ishte një nga të preferuarit mbretërorë”.
Harry është vënë nën kritika mediatike dhe publike që kur opinioni i njerëzve për të u ul dhe peticionet në internet u bënë më të njohura. Top Albania Radio shkruan se pas zhvendosjes së çiftit në Shtetet e Bashkuara, Parlamenti Paralel paraqiti një peticion me përshkrimin e mëposhtëm:
“Titulli iu dha atyre në martesë mbi bazën se ata do të ishin anëtarë mbretërorë që do t’i shërbenin monarkisë. Duke qenë se nuk është më kështu, ky titull nuk mund të përdoret për përfitime personale financiare. Prandaj ai nuk ka asnjë qëllim dhe duhet hequr”.
Çfarë do të ndodhë më pas për Harry-n dhe Meghan-in?
Pasi Markle dhe Harry vendosën të largohen nga pozicionet e tyre si anëtarë të lartë mbretëror, një peticion filloi në internet duke kërkuar që Duka dhe Dukesha të humbnin titujt e tyre në mënyrë që ata “të mos mund të përdoren për përfitime personale financiare”. Forwich shtoi se:
“Ka pasur një peticion, një lëvizje nga njerëzit e qarkut të Sussex për t’i hequr ata. Pse? Sepse ata po marrin emrin, por nuk po bëjnë asgjë për njerëzit e Sussex. Kjo është një dilemë. Ky nuk është një rol i famshëm. Është një rol detyre. Kështu që ju duhet të bëni detyrën tuaj dhe më pas të mbani titullin. Pse dikush do ta dëshironte titullin nëse nuk dëshiron të bëjë detyrën e tij për njerëzit e qarkut të Sussex? Ju ose bëni ose nuk bëni”.
Pasi Markle dhe Harry u transferuan në SHBA në vitin 2021, Buckingham Palace lëshoi një deklaratë ku thoshte:
“Pas bisedave me Dukën, Mbretëresha ka shkruar duke konfirmuar se duke u larguar nga puna e familjes mbretërore nuk është e mundur të vazhdohet me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë me një jetë të shërbimit publik”.
“Ndërsa të gjithë janë të trishtuar nga vendimi i tyre, Duka dhe Dukesha mbeten anëtarë shumë të dashur të familjes”, theksohet në deklaratë. Në fjalimin e tij të parë si kreu i shtetit të Mbretërisë së Bashkuar të premten, Mbreti Karl III diskutoi ndryshimin, ose mungesa e titujve mbretërorë brenda familjes.
Princi Charles shprehu “dashuri” për Harry-n dhe Meghan-in “ndërsa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë shtetit” pasi Princi William dhe Kate Middleton u titulluan Princi dhe Princesha e Uellsit.
Harry dhe Meghan do të vazhdojnë të mbajnë titujt e tyre mbretërorë “nëse Parlamenti nuk thotë ndryshe”.