Ushtria ruse në krizë për ushtarë: Kreu i grupit Wagner filmohet duke tentuar rekrutimin e të burgosurve

Themeluesi  i grupit Wagner, që është grup i mercenarëve rusë, është parë në një video duke tentuar rekrutimin e të burgosurve për të luftuar në Ukrainë, shkruan BBC.<

Në pamje të filmuara dhe që janë verifikuar nga BBC, Yevgeniy Priogzhin, mund të shihet teksa i drejtohet një grupi të madh të të burgosurve.

Prigozhin u tha të burgosurve se dënimi i tyre do të kompensohet në këmbim të shërbimit për grupin e tij.

Kjo video konfirmon spekulimet që kanë qarkulluar për kohë të gjatë se Rusia po shpreson të fuqizojë forcat e saj duke rekrutuar rekrutë.

Përderisa ligji rus nuk lejon zgovëlimin e dënimit me burg në këmbim të shërbimit mercenar, Prigozhin insistoi se “askush nuk do të kthehet në qeli” nëse ata i shërbejnë grupit të tij.

“Nëse ju shërbeni për gjashtë muaj (në grupin Wagner), ju jeni të lirë”, tha ai, por që paralajmëroi rekrutët potencial kundër dezertimit dhe tha “nëse ju mbërrini në Ukrainë dhe vendosni se kjo punë nuk është për ju, ne do të ju ekzekutojmë”.

Ai gjithashtu informoi të burgosurit mbi rregullat e grupit Wagner, siç janë ndalimi i alkoolit, drogës dhe “marrëdhëniet seksuale me gra dhe burra”.

Duke folur në video, kreu i mercenarëve gjithashtu përmendi vështirësitë që Rusia është përballur në konfliktin e zgjatur, duke u thënë atyre se “kjo është një luftë e vështirë dhe as që krahasohet me luftën e Çeçenisë”.

Është e paqartë se kush e ka filmuar këtë video, kur është bërë dhe se si është publikuar, por BBC ka lokalizuar pamjen e që është në Mariy El Republic në Rusinë qëndrore.