Kujtim Shala ia lëshon vendin Doarsa Kicës në komisionin për Punë të Jashtme

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili u paraqit sot në seancën e Kuvendit si deputete e LDK-së.

Në seancën e sotme, Lëvizja Vetëvendosje propozoi deputetët që do ta zëvendësonin atë në komisione parlamentare, ndërsa LDK-ja e bëri anëtare të një Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Ajo u bë anëtare e këtij komisioni, duke e zëvendësuar Kujtim Shalën.

Deputetët miratuan propozimin e LDK-së, ashtu siç u miratuan edhe zëvendësimet e LVV-së.