Deputetët e AAK-së kërkojnë që Qeveria të ndajë subvencione për pensionistët

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës sot ka organizuar një protestë simbolike me moton “Dinjitet për pensionistët”.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe deputetët e AAK-së, Besnik Tahiri e Pal Lekaj, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria që t’u ndajë subvencione çdo muaj deri në rritjen e pensioneve.

Sipas Lekajt, kërkesat e pensionistëve janë modeste dhe të realizueshme. Ai ndër të tjera ka kërkuar që të eliminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj.

“Rritja enorme e çmimeve ka vështirësuar mirëqenien e çdo kategorie të shoqërisë në vend, andaj këto kërkesa do të mbështeten pa rezervë nga Grupi Parlamentar i AAK-së. Realizimi i tyre duhet të bëhet sa më parë!”, shkroi Lekaj.