Patentë shoferët e Kosovës shumë shpejt do të njihen nga Hungaria

Patentë shoferët e Kosovës shumë shpejt do të njihen edhe nga Hungaria.

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët.

“Më lejoni para jush të propozoj nismën e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke e patentë-shoferëve. Kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët”.

“Marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat procedural të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare dhe si i tillë nuk bie ndesh me ligjet dhe aktet tjera ligjore të Kosovës”, tha ai.