Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar.
Ata u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar dhe u bekuan me një vajzë.
Që nga ai moment jeta e dyshes ka ndryshuar dhe çdo gjë rrotullohet rreth së bijës, Marget.
Pak minuta më parë, Geti postoi një foto teksa mban në krahë vogëlushen dhe ka shkruar: “Gjithçka e imja”.