Një përleshjes mes dy grupeve të personave është raportuar mbrëmë në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj përleshje lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj.
Po ashtu është theksuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri.
Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë.
Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor.