Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha ka pritur në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.
Në këtë takim u nënshrkua memorandumi i bashkëpunimit që nënkupton investimin e përbashkët në realizimin e projektit rregullimi i fushës së futbollit me bari sintetikë në Bardh të Madh.
Në këtë takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit edhe në projekte të tjera të cilat kontribojnë në zhvillimin e futbollit sidomos tek gjeneratat e reja.