Disa ditë më parë, nisur nga një ripostim i Alketa Vejsiut në Instagram, ku shfaqej Ilir Shaqiri dhe Beatrix Ramosaj duke kërcyer në shtëpinë e Big Brother dhe ku shprehej dëshira që dyshja ta përsëriste performancën në “Dance With Me”, u aludua pjesëmarrja e këngëtares pikërisht në këtë program kërcimi.
Ndërkohë kujtojmë se Ilir Shaqiri po ashtu përflitet prej kohësh si kryetar jurie i programit.
Nuk e dimë nëse Alketa ka marrë shkas nga ajo video e dëshirë e shprehur në rrjetet sociale apo ishte një InstaStory e postuar me qëllim, por mesa duket Trixa do të jetë vërtetë pjesë e “Dance With Me”.
Këtë e konfirmon një foto e News31, ku artistja shfaqet krah Vejsiut dhe Popi Kolës, i njohur për punën e tij në programet e TV Klan, teksa me siguri diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël.
Kujtojmë se pjesë e këtij programi në të kaluarën ka qenë edhe vëllai i Beatrix, Albani, ndërkohë jemi kuriozë me kë do të jetë në çift këngëtarja.