Personi që u ther për vdekje me thikë mbrëmë si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik është A.Zh., 22-vjeçar nga fshati Siboc i Podujevës.. Sipas burimeve të Expressit incidenti ka ndodhur në fshatin Gllamnik të kësaj komune.
Policia njoftoi sot se viktima u ther për vdekje nga një person i panjohur për të, mbrëmë rreth orës 20:55, ku gjithçka dyshohet se nisi si pasojë e një mosmarrëvshje në trafik.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, teksa rasti është duke u hetuar.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti është hapur si “vrasje e rëndë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.