Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për dje dhe sot, ku nafta do të shitet me çmim prej 1.69 euro.
Gjithashtu në njoftimin e kësaj ministrie janë publikuar çmimet edhe për benzinë, e cila do të shitet me një çmim prej 1.35 euro, si dhe për gazin, i cili do të shitet për 0.76 cent.
>
Kujtojmë se aplikimi i këtyre çmimeve u bë me vendim dhe udhëzim administrativ nga organet qeveritare, pasi që këtë vit si rezultat i shumë faktorëve ndërkombëtarë, nafta pësoi rritje të pa precedent të çmimit.
Kujtojmë se në Kosovë gjatë muajve të verës një litër naftë kishte arritur deri në 1.90 euro