Mëngjesin e së dielës një qytetar ka njoftuar policinë e Kosovës se ka hasur në një garantë dore të pashpërthyer në afërsi të liqenit të Badovcit.
Pas njoftimit të marrë në vend ngjarje janë dërguar njësitet për deminim dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për të bërë tërheqjen e granatës, e cila është larguar pa ndonjë incident.
‘’Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes granatë dore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë.