Rihanna duket në formë pas lindjes së djalit gjatë një darke romantike me ASAP Rocky

Rihanna dhe ASAP Rocky u panë me veshje me stil gjatë daljes së tyre të fundit në Canary Club në New York.

Këngëtarja tregoi fizikun në një mini fustan të zi lëkure nën një xhaketë të zezë, ndërsa reperi kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse të kaltra të grisura dhe një kapele të kuqe bejsbolli.

Ajo gjithashtu i shtoi pamjes me taka të zeza teksa flokët i kishte të lëshuar sipër dhe aksesorë me gjerdan.

Çifti i famshëm dolën jashtë mes një turme ndërsa largoheshin nga klubi pasi siguria i rrethoi për t’i mbajtur të sigurt.

Ishte një natë e rrallë vetëm për dy prindërit, të cilët mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në maj.