Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, duke mbërritur atje mëngjesin e sotëm.
Kjo është vizita e saj e dytë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus në fund të shkurtit.
Baerbock i ka premtuar gjithashtu Ukrainës mbështetje të mëtejshme në pastrimin e minave në ish-zonat luftarake, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.
Baerbock udhëtoi me një tren special nate për në Kiev nga Polonia të shtunën mbrëma, i shoqëruar nga një delegacion i vogël.
Ajo planifikon të takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, ndër të tjera, edhe pse orari i saj i saktë është mbajtur sekret për arsye sigurie.