Charles III shpallet zyrtarisht Mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Charles III është shpallur mbret i Mbretërisë së Bashkuar në një ceremoni në Pallatin St James.

Charles u bë mbret menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, por një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij të shtunën, shkruan BBC.

Këshilli i Aderimit, një organ i përbërë nga politikanë të lartë, gjyqtarë dhe zyrtarë, e shpalli atë si monark në Apartamentet Shtetërore.