Shqipëria sërish ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga Irani, kësaj radhe cak i këtij sulmi ishte sistemi TIMS.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një cicërime në Twitter.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Kujtojmë se sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë bën që kjo e fundit të ndërpres marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe të dëbojë nga vendi diplomatët e saj.
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë u dënua nga shumë vende të botës e sidomos nga SHBA-të. Ishte vet sekretari amerikan Antony Blinken që deklaroi se sulme të tilla të Iranit ndaj Shqipërisë nuk do të tolerohen më.