Në pallatin presidencial të Serbisë ka filluar mbledhja e këshillit të sigurisë kombëtare të Serbisë, që kryesohet nga kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic.
Siç është raportuar, në këtë seancë do të diskutohet për Kosovën, mbajtjen e “europride 2022”, çështjet e sigurisë kibernetike dhe për sektorin e energjisë.
Në këtë seancë po marrin pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ministri i Financave, Sinisa Mali, drejtori i BIA-s, Bratislav Gashiq, Nebojsha Stefanoviq, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Milan Mojsiloviq, dhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” Petar Petkovic.
Pas kësaj mbledhje, Vuçiq do të flasë në një konferencë për media.