“Punimet për spitalin e Prishtinës po ecin sipas planit, presim që ndërtimi të fillojë vitin tjetër”. Kështu bëri të ditur të enjten kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili bashkë me drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë Izet Sadikun, vizituan lokacionin e dedikuar për ndërtimin e këtij spitali.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
“Bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, vizituam lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit. Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. Punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, ka thënë Rama.