Osmani në Çeki e cila ka presidencën e BE’së, ua çel punën e vizave

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me kryetarin e Senatit Çek, Miloš Vystrčil, nga i cili ka ka kërkuar përkrahje për të shtyrë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës çeke të BE-së, përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe, si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO, raporton Express.

Osmani ka publikuar fotografi nga takimi, ku ka thënë se po punojnë ngushtë me institucionet çeke për t’i dhënë rrugë të qartë integrimit evropian të Republikës së Kosovës përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së.

Postime te ngjajshme

“Kam kërkuar nga Kryetari Vystrčil përkrahje për të shtyrë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës çeke të BE-së si dhe përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe, si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO.

Po punojmë ngushtë me institucionet dhe partnerët tanë çekë për t’i dhënë rrugë të qartë integrimit evropian të Republikës së Kosovës përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Osmani do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, shtet ky skeptik për liberalizimin e vizave për Kosovës.