Një takim i rregullt ka ndodhur dje ndërmjet ministers së Arsimit Arbërije Nagavcit me disa drejtorë të komunave të Arsimit.
Por takimi ka kaluar pa asnjë marrëveshje, meqë të dyja palët kanë pasur qëndrime krejt të kundërta.
Ministrja e Arsimit ka kërkuar ndërprerje të grevës, përderisa drejtorët e Arsimit ia kanë thënë në takim Ngavacit se assesi nuk do të dërgojnë lista me emrat e grevistëve, pavarësisht presionit të inspekrtorevë të MASHT.
Krejt këto detaje i ka zbulaur për , Samir Shahini që është Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorevë të Arsimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
“Dje kemi pasur takim të ftuar (të rregullt) me drejtorët e Arsimit kemi folur për përgatitjet për mësimin në shkolla. Ka qenë pikë e parë e rendit të ditës e kërkuar nga ministrja Nagavci. Pikat tonë ishin si çëshjta e grevës, ligji i pagave edhe kërkesa për ndalje të presionit mbi SBASHK-un dhe të inspekorëve të Arsimi në komunat e Kosoëvs për listen e grvistëve. I kemi thënë në sy ministers Arbërije Nagavci se inspektorët nuk i pranojmë dhe nuk japim info sespe greva është e shpallur zyrtarisht dhe i takon SBASHK-ut që të jap detaje për grevën që ata e kanë shpallur”, ka treguar detaje nga takimi Samir Shahini.
Madje Shahini këtu ka përmendur edhe siç e thotë ai cinizmin e ministers që drejton këtë ministri në raport me SBASHK-u.
“Me cinizëm ajo na thoshte se presin që SBASHK t`i ftojë në takim MASHT për të disktuara për grevën. Në fakt do të duhet të ndodhte e kundërta MASHT ta ftojë SBASHK-u”, ka thënë ai.
Sipas tij askush gjatë takimti të djeshëm nga MASHT përfshirë Arbërije Nagavcin nuk kanë dhënë asnjë informatë se deri kur mudn të vazhdojë greva e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.
“Nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit që greva mund të ndërpritet…” thotë ai.
Gjatë ditës së sotme ministrja Arbërije Nagacvi ka mbajtur një konferecnë për media duke konfirmaur se do të dërgojnë çdo ditë inspektorë nëpër komuna pë të marrë të dhënat për grevistët.
Ajo ka bërë thirrje që greva në Arsim të ndalet, por pa dhënë ndonjë ofertë nga MASHT se si kjo mund të ndodh.