Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor më 1 shtator

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci, ka thënë se nesër do të fillojë viti i ri shkollor.

Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se në bashkëpunim me të gjitha komunat e Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat për të filluar mësimin të gjithë nxënësit.

“Kemi pasë takimet të drejtpërdrejta me drejtorit e arsimit, të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet  për nisjen e vitit të ri shkollor”,ka thënë Nagavci.