Gjatë ditës së sotme është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Prishtinë.
Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta qysh nga qytetarët deri tek fytyrat publike.
Një reagim erdhi edhe nga ish banorja e “BBV” dhe personazhi më i komentuar së fundi për shtatzëninë e saj të parë, Einxhel Shkira.
Ajo ka reaguar përmes një storje në ‘Instagramin’ e saj.
Einxhel u shpreh e tronditur nga lajmi, teksa ka parashtruar pyetje se si na zë gjumi kur të dyshuarit për veprën janë ende të lirë.
“Si ti mbrojmë fëmijët tanë nga dhunuesit?”, tha ajo ndër të tjera.