Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka reaguar ndaj presionit të Qeverisë Kurti për të marrë listat e punëtorëve grevistë të Arsimit, në mënyrë që atyre për aq sa kohë janë në grevë, të pezullohen nga paga.
I kontaktuar nga , Idrizi thotë se ky vendim i Ministrisë së Financave nuk është i arsyeshëm, edhe pse siç thotë ai do të respektohet nga kjo komunë.
“Çdo gjë që e kërkon Qeveria në vijë institcionale, ne kemi me ja dorëzu por unë mendoj se kjo nuk është zgjidhje”, tha Idrizi.Idrizi i tha , se ndalja e pagës së punëtorëve që janë në grevë nuk do të sjell rezultate të mira, sipas tij MEF duhet të bënte një zgjidhje më të “menqur”.
“Zgjidhje do të ishte një çasje tjetër ndaj punëtorëve të arsimit dhe sindikatave, të arrihej një konsensus, të bëhej një strategji e përbashkët racionale, të vendosej arsimi në një aspekt nacional dhe të bënte diçka më të meqme sepse kjo çfarë po kërkon Ministria e Financave nuk do të sjell rezultate të mira, por ne do t’i dërgojmë çdo gjë që ata kërkojnë”, përfundoi Idrizi.