Numër i vogël qytetarësh në protestë për mbrojtjen e vajzave dhe grave

Pas rastit të dhunimit seksual ndaj të miturës 11 vjeçare, nën organizmin e  organizatës Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është duke u mbajtur një protestë për mbrojtjen e vajzave dhe grave.

Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ndonëse, dhunimi i të minutës nga Prishtina pati një jehonë të madhe në opinionin publik, në protestë po marrin pjesë një numër simbolikë qytetarësh.

Sipas organizatës Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ky rast i përdhunimit është edhe një alarm që tregon për pasigurinë dhe tmerrin të cilin e jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, në çdo hapësirë ku ato gjenden.

Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona, më 27 gusht, në Prishtinë, njoftoi të hënën Policia e Kosovës.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në një park të qytetit.

Dy nga të dyshuarit janë në paraburgim, dy të tjerë janë ndaluar, ndërsa i pesti është ende në arrati, konfirmuan nga Ministria e Brendshme e Kosovës.

Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga përdorues të tjerë të rrjeteve sociale