Konfirmohen edhe 203 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar 203 raste të reja me virus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.410 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.463 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Nga 1117 testime, 203 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Më poshtë raporti i plotë.