Një person ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari e ka dërguar viktimën në emergjencën e Ferizajt dhe është larguar.
Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, njofton policia në raportin 24 orësh.