Kryeministri Albin Kurti ka treguar se çfarë ka diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e 18 gushtit në Bruksel.
Kurti fillimisht foli për agjendën e takimit.
matin 1+0 do të trajtonte vetëm dy tema: diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale”, tha Kurti.
Kryeministri tha se fillimisht e ka elaboruar “këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale”, në formën e 6 kapitujve.
Kurti tha se Kosova ofroi trajtimin e të drejtave të pakicave respektive, përfshirë edhe garancionet përkatëse si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për shqiptarët në Serbi.
Kryeministri tha se ka propozuar rikonsiderimin e marrëveshjeve të deritanishme, “por jo me idenë e rinegocimit të tyre siç është plasuar dezinformata nga pala tjetër”, raporton Gazeta Express.
“Fatkeqsisht ky elaborim i imi nuk u shoqërua me kontribut pozitiv nga pala tjetër, e cfila në vend të ideve ka nxjerrë vetëm konstatime se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël e gradual”, tha ai.
Kurti tha se kishin planifikuar të rrinin në Bruksel edhe përtej 18 gushtit me bindjen se marrëveshja përfundimtare do ta konsumonte pjesën më të madhe të kohës.
Kurti tha se s’deshën “thjesht menaxhim krize me hapa të vegjël e probleme potenciale e eventuale të sigurisë”. Tha se në Bruksel ka qenë vetëm si kryeministër, dhe jo si polic apo doganier