Olluri ironizon: Pas revolucionit të 14 shtatorit po bllokohemi në lifte e po na sulmojnë qentë endacakë

Gazetari Parim Olluri ka bërë një postim për ndryshimet që kanë ndodhur në Kosovë pas ardhjes në pushtet të Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, duke thënë me ironi se “po na e ndryshojnë jetën”.

Olluri ka shkruar se pas “revolucionit” të 14 shkurtit, njerëzit po frikësohen që po bllokohen në ashensor shkaku i mungesës së rrymës.

Ndërkohë, ka thënë se pas fitores së Përparim Ramës në Prishtinë, njerëzit po frikësohen të dalin nga shtëpia nga frika se po i sulmojnë qentë endacakë.

“Ndryshimet qe i solli klasa e re politike ne Kosove:  Pas “revolucionit” me 14 shkurt 2021 ku fituan dyshja Kurti-Osmani njerezit po frikesohen qe po bllokohen ne lift shkaku i mungeses se rrymes. Pas fitores se londinezit Perparim Rama me 14 nentor 2021 njerezit ne Prishtine po frikesohen me dale prej shpise nga frika qe po behen sallate nga qente endacake. Presim edhe risi tjera nga pushtetaret e rinj. Po na e ndryshojne jeten”, ka shkruar Olluri.