Një gjenerator në godinën e Ministrisë së Brendshme në Kosovë është përfshirë nga flakët, ku është rrezikuar e gjithë ndërtesa dhe punonjësit.
Fatmirësisht forcat zjarrfikëse kanë arritur në kohë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Në zonën përreth është shkaktuar mungesë totale e energjisë elektrike, ndërsa po punohet për rregullimin e saj.