Thuhet se Sylvester Stallone është ndarë nga gruaja, flet përfaqësuesi i tij

Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se Sylvester Stallone dhe gruaja e tij Jennifer Flavin janë ndarë dhe gjithçka nisi për shkak të një tatuazhi që ai e kishte mbuluar.

Aktori 76 vjeçar kishte fytyrën e gruas tatu në shpatullën e tij të djathtë, por së fundmi u mbulua me një foto të qenit të tij.

Përveç mbulimit të tatuazhit, u zbulua se Jennifer nuk po e ndjek Sylvester në Instagram. Ajo gjithashtu ka shpërndarë së fundmi një foto të saj duke përqafuar tre vajzat e tyre dhe ka shkruar: “Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi”,

Lidhur me këto thashetheme, përfaqësuesi i aktorit ka lëshuar një deklaratë.

Ai këmbënguli se spekulimet janë të gjitha një keqkuptim.

“Stallone synonte të rifreskonte imazhin e gruas së tij Jennifer, megjithatë rezultatet nuk ishin të mira, dhe për fat të keq, nuk rregullohej më”, tha ai për Daily Mail.

“Si rezultat, ai duhej të mbulonte imazhin origjinal me një tatuazh të qenit të tij nga Rocky, Butkus. Stallone e do familjen e tij. Stallones aktualisht po xhirojnë së bashku një reality shoë i cili do të debutojë në Paramount+”.

76 vjeçari, dhe 54 vjeçarja, janë të martuar që nga viti 1997 dhe janë prindër të tre vajzave, Sophia, 25, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20.