Ai ka qenë një nga emrat më të zëshëm gjatë këtij viti duke u përfolur në masë të madhe për projektet që ka publikuar dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur, Yll Limani, i cili vazhdon të jetë njëri ndër të preferuarit e publikut.
Krahas projekteve muzikore, ai këtë verë ishte shumë i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.
Sipas menaxherit të tij në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, thuhet se Limani ka mbajtur mbi 68 koncerte dhe ka grumbulluar mbi 40 milionë klikime.
“Mbi 68 koncerte dhe 41 milionë klikime për këtë sezon verore. Falënderim shumë i madh i shkon krejt fansave të Ylli Limanit, publikut, bashkëpunëtorëve dhe ekipit tonë”, tha menaxheri i Yllit, Bonart Ajvazi.
“Kjo verë ka qenë e paharrueshme. Shihemi së shpejti me projektet e reja”, ka thënë më tej ai.
Pas gjithë kësaj, Ylli momentalisht është duke shijuar pushimet larg aktiviteteve të zakonshme.