Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze, prej ku edhe blen Kosova, është shtrenjtuar shumë.
Nga 430 sa ishte para 10 ditësh, sot ka arritur në rreth 620 euro.
Kosova po vazhdon të përballet me reduktime të rrymës që nga java e kaluar. Plani i reduktimeve që po zbatohet është 6 ore më rrymë e dy pa të.
Pas ditës së parë të reduktimeve, Ministria doli me njoftim ku e paraqiti situatën si të zgjidhur pas pranimit të rrymës nga Shqipëria që KEK e kishte depozituar atje, por prapë reduktimet vazhduan.