I Dërguari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka dhënë disa deklarata rreth dialogut Kosovë-Serbi para takimit Kurti-Vucic të paraparë të mbahet më 18 gusht.
Ai ka përmendur Asociacionin e komunave Serbe, për të cilën ka thënë se duhet zbatuar marrëveshja e nënshkruar dhe se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Escobar më tej ka theksuar se pritjet janë që të arrihet një marrëveshje e cila e ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, po ashtu që parandalon dhunën.
“Nuk dua të paragjykojë assesi, jemi duke shikuar drejt zgjidhjes dhe stabilitetit rajonal”, ka thënë Escobar për Kanal10.
“Sa për Asociacionin e Komunave Serbe, marrëveshja e nënshkruar duhet zbatuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, shtoi ai.