William Levy është ndër aktorët më të njohur të serialeve latino-amerikane
Që kur mbërriti në Evropë nja dy muaj më parë për të regjistruar serialin Montecristo, William Levy zemërthyesi i telenovelës ka qenë një sensacion, kështu që nxjerrja në ankand e një puthjeje të tij ishte një ide e suksesshme për edicionin e 13-të të Starlite Gala në Marbella, organizuar nga Antonio Banderas së bashku me biznesmenen dhe filantropisten Sandra García-Sanjuán.
Ëilliam u shfaq në gala me një kostum të zi dhe papion, në një event ku tre nga puthjet e tij ishin ndër artikujt më të dëshiruar në listën e ankandit.
Puthjen e tij u kërkua nga shumë gra, por sa kushtojnë puthjet e William Levy?
Tre gratë që arritën t’i blinin, paguan gjashtë mijë euro, më pas 10 mijë dhe e fundit 12 mijë euro.
William në fund mbajti një fjalim falënderimi para të pranishmëve, një audiencë plot me të famshëm ndërkombëtarë që mblidhen çdo vit në këtë gala për të mbledhur fonde të destinuara për bamirësi të ndryshme.
“Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë njerëzit në Spanjë që më kanë pritur. Nuk e prisja kurrë këtë kur nisa të realizoja Montecriston, e vërteta është se ka qenë diçka shumë e veçantë”, është shprehur ai.