Genta Ismaili ju ndaloj familjarëve këtë gjë

Më nuk është aktive si dikur, pasi është bërë nënë dhe impenjimi i saj kryesor është për dy fëmijët e saj binjak.
Çfarë thotë Genta për thashethemet?

“Thashethemet nuk ndalen asnjëherë. Para pak kohësh thanë se jam trash. Nuk ka problem, le të flitet. Nganjëherë fjalët që thuhen poshtë e lartë na bëjnë më të kujdesshëm, më të vëmendshëm e me të përgjegjshëm”.

“Para disa kohësh u kam thënë familjes dhe shoqërisë që të mos më tregojnë asgjë çfarë lexojnë. Mua nuk ma ndjen çka thuhet, kështu që nuk dua të dëgjoj asgjë çfarë flitet apo shkruhet. Unë e di se çka bëjë e si jam, kjo ka rëndësi”.