Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë pasi mori postin e presidentit.
Haradinaj pas takimit me Begajn i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti që të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
“I kam parë në vazhdimësi rreziqet për situatën energjetike në Kosovë nga mënyra se si e menagjon qeveria Kurti. Ky kryeministër është meritor për dështimin e dy investimeve në energji, termocentralit Kosova B tani Kosova e Re dhe refuzimi në gaz. Ju kam drejtuar Kurtit që ta shqyrtojë tërheqjen. Këtë ja thotë dikush që e ka pas rastin të tërhiqet dy herë. Ai duhet ta shqyrtojë seriozisht”, është shprehur ai pas takimit.