Ndërkaq takimi i Begajt me drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është mbajtur.
Begaj do të ketë takim edhe për përfaqësues të partive minoritare dhe me komandantin e KFOR-it.
Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Përveç Osmanit, Begaj ka takuar edhe kreun e ekzekutivit Albin Kurtin.
Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.
Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.
Gjatë ditës se djeshme presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.