Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, do të takohet me partitë opozitare në Kosovë.
Begaj takime do të ketë edhe me Komandantin e KFOR-it si dhe me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR.09:00-09:30.
Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.