Një këmbësor fëmijë është goditur nga një veturë duke marrë lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ku ka shtuar se, aksidenti i rëndë ka ndodhur në Istog gjatë ditë së djeshme
Po ashtu njoftohet se viktima është goditur nga i dyshuari pasi ky i fundit ka qenë duke qarkulluar në rrugën Pejë-Mitrovicë dhe se i njëjti nuk i është përshtatur kushteve të rrugës.
Tutje njoftohet edhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje
Komunikata e plotë:
Humbi jetën njё fëmijë, në aksident trafiku
Pejë, 16 gusht 2022
Ju informojmë se me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog.
Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë).
Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje.