Ndihma rreth energjisë, Çitaku për Shqipërinë: Tu rritë nderi, raporti mes nesh është përtej inateve personale

Më herët u bë e ditur se falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Rreth kësaj ka reaguar Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Shqipëria po e ndihmon Kosovën sërish, ndërsa disa mezi presion ta sulmojnë Shqipërinë.

“Shqipëria ndihmon Kosovën, sërish. E këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale. Shqipëri, tu rritë nderi!”, ka thënë Çitaku. /