Adele ka dhënë një vështrim të rrallë në jetën e saj private, duke thënë se “nuk ka qenë kurrë e dashuruar kështu” dhe është “e fiksuar” pas të dashurit të saj, agjentit sportiv, Rich Paul.
Këngëtarja, e cila ndan djalin Angelo me ish-bashkëshortin e saj Simon Konecki, konfirmoi lidhjen e saj me Rich në shtator 2021.
Adele ishte goxha e ngushtë në lidhje me romancën e saj të re fillimisht, por tani duket se është gati t’i thotë të gjitha për partnerin e saj dhe është plotësisht e gatshme të martohet.
Krijuesja e hitit “Hello” ka pozuar për numrin e ri të revistës “Elle”, ku shfaqet e mahnitshme me pallto të bardhë e flokët e lëshuara.
Pamjet e tjera tregojnë fituesen e ‘Grammy’-it të veshur me një sërë fustanesh magjepsës, duke përfshirë një të verdhë saten.
Duke biseduar me revistën për 40-vjeçarin Rich – i cili është themeluesi i kompanisë menaxhuese ‘Klutch Sports Group’, e që përfshin yje të profilit të lartë si LeBron James, Anthony Davis dhe John Wall – ajo tha: “Nuk kam qenë kurrë në një dashuri si kjo. Jam e fiksuar”.
E pyetur nëse dëshiron të martohet sërish, Adele nuk ka ngurruar të thotë po: “Po, absolutisht”, përpara se t’i përgjigjet thashethemeve të fejesës.
“Epo! Epo. Epo, nuk jam e martuar”, tha ajo dhe filloi të qeshte. “Unë nuk jam e martuar”.
“Unë nuk jam e fejuar. Unë thjesht dua bizhuteri të nivelit të lartë”, vazhdoi më tej këngëtarja