Thatësia që e ka përfshirë vendin tonë muajt e fundit ka ndikuar që niveli i ujit në liqenin e Perlepnicës, prej nga furnizohen rreth 65 për qind të qytetarëve të Gjilanit, të bjerë 11 metra nën nivelin maksimal.
Kjo ka ndikuar që zyrtarë e ujësjellësit Hidromarava, të planifikojnë që gjatë javës së ardhshme, të shpallin gjendje emergjente për ujë.