President i Serbisë Vuçiq iu ka adresuar opinionit vendor, ku thekson se “Serbia do të kujdeset për popullin e saj dhe do të jetë mjaftueshëm e fuqishme që të jetë e vetme, shkruan “Novosti”.
Me këtë rast ai përmend se nuk kanë nevojë për baza të huaja, se mjaftueshëm është e fortë dhe se nuk do të turpërohet nga raportet e mira me Rusinë, me ShBA-të dhe Kinën, duke kundërshtuar hapur kërkesat e muajve të fundit se duhet të përcaktohet në cilën ulëse do të ulet në atë me perëndimin apo lindjen.
BE-ja por edhe SHBA-ja hapur kanë kërkuar nga Serbia kohë më parë të deklarohet nëse synimi i saj është integrimi evropian edhe vlerat evropiane perëndimore, apo vazhdimi i raporteve me Kinën edhe me Rusinë, ndërsa Vuçiq vazhdon politikën e njëjtë herë me njërën e herë me palën tjetër, duke i vënë në lojë kërkesat edhe obligimet që ka si vend kandidat për anëtarësim në BE.
Video- porosinë përmes linkut Vuçiq e ka publikuar në Istangram, ndërsa mediet serbe pro-qeveritare e cilësojnë si porosi të fuqishme dërguar popullit.
“Serbisë nuk i duhen çfarëdo baza të huaja ushtarake. Serbia do të ruaj neutralitetin e vetë ushtarak. Serbia vetë do të forcojë ushtrinë e saj dhe do të kujdeset për popullin e saj dhe do të jetë mjaftueshëm e fortë e vetme” ka shkruar ai.
Sipas tij “Serbia do vazhdojë të ndërtoj politikë aleate dhe nuk do të turpërohet nga raportet e mira me Rusinë, nuk do të turpërohet nga raportet e mira me Amerikën, me Republikën Popullore të Kinës…”.