Kanye West mundohet të mos vihet re nga të tjerët, ndërsa shihet i shoqëruar nga një vajzë misterioze

Kanye West mori një rol aktiv në ndërtimin e shtëpisë së tij prej 57 milionë dollarësh (55.5 milionë euro) në Malibu kur vizitoi vendin të premten.
Reperi 45-vjeçar kishte me vete një të ftuar speciale, modelen e OnlyFans, Monica Corgan, e cila ishte e pamundur të mos njihej nga paparacët, shkruan DailyMail.

Fokusi i Kanyet në shtëpinë e tij të shkatërruar, të cilën ai e bleu vitin e kaluar për një shumë marramendëse prej 57.3 milionë dollarësh (55.8 milionë euro), vjen pasi ai u kthye sërish në rrjetin social Instagram, edhe pse këtë herë për një postim që tallte ish-gruan e tij Kim Kardashian ose ish-in e saj, Pete Davidson.

Kanye ishte veshur me një xhup tërësisht të zi për vizitën në terren.

Veshja kishte një kapuç të zi me mëngë të prera, që zbulonte një nuancë të gjoksit të tij të zhveshur poshtë.

Ai dukej komik teksa tërhiqte fijet e kapuçit të tij, duke e gërvishtur poshtë në mënyrë që të kishte vetëm një vrimë të vogël për t’i nxjerrë sytë.

Kanye e përshtati kapuçin e tij me pantallona të shkurtra të zeza të papërshkrueshme, dhe ai qëndroi në temë me një palë çorape të gjata të zeza dhe këpucë të markës “Yeezy”, njashtu të zeza.

Në krah të producentit po ecte Corgan, e cila kishte flokë të errëta të lidhura në topuz dhe një sërë syzesh dielli të zeza, të cilat errësuan fytyrën e saj.

Ajo ndoqi shembullin e Kanyet dhe ngriti kapuçin për të mbuluar pjesërisht pjesën e poshtme të fytyrës.

Corgan, e cila më parë ishte parë në shfaqjen e “Top Gun: Maverick” me Westin, tregoi figurën e saj sportive më vonë kur çifti hyri në shtëpi. Ajo u pa duke qëndruar në një ballkon dhe duke shijuar diellin e shkëlqyeshëm ndërsa kishte veshur dollakë ngjyrë blu që i nxirrnin në pah këmbët e saj të tonifikuara.

Ajo e kontrastoi veshjen sportive me një palë taka të zeza me majë.

Monika hoqi syzet e saj të diellit ndërsa ajo dhe Kanye gjetën një copëz hije në një pjesë tjetër të ballkonit dhe biseduan.

Të dy mund të shiheshin duke buzëqeshur vesh më vesh në një moment. Reperi i “Flashing Lights” nxori telefonin e tij në një moment dhe ajo u përkul për të parë ekranin e tij.

Shtëpia, e cila fillimisht u hodh në treg për 75 milionë dollarë (73 milionë euro), u projektua nga arkitekti i njohur japonez Tadao Ando.

Kanye ka qenë i magjepsur nga puna e Andos që kur vëzhgoi disa nga arkitekturat e tij të mrekullueshme gjatë një vizite në ‘ishullin e artit’ të Japonisë, Naoshima, sipas Dirt.

Shtëpia në Malibu, e cila është një nga strukturat e pakta të Andosit në ShBA, është shkatërruar plotësisht nga Kanye, i cili është larg përfundimit të rinovimit, raportoi tabloidi TMZ muajin e kaluar.

Deri më tani, Kanye nuk ka zbuluar pothuajse asgjë për lidhjen e tij me Corgan.

Të dy u panë për herë të parë në qershor, rreth kohës së ndarjes së tij nga modelja Chaney Jones.

West dhe Corgan u fotografuan në premierën e “Top Gun: Maverick” të aktorit Tom Cruise.